Si të n’a mbështetëni

SuperMamans është një shoqatë jofitimprurëse e cila nuk subvencionohet nga shteti. Financimi për aktivitetet e saja bazohet në bujarinë e anëtarëve të saj dhe të ardhurat nga ngjarjet në të cilat anëtarët e saj marrin pjesë.

SuperMamans njihet si një nevojë publike, gjë që mundëson dhuruesit që donacionet e tyre t’i zbresin nga tatimet.

Pse t’a mbështesni shoqatën SuperMamans?


  • Shoqata njihet si nevojë publik, donacionet tuaja janë të zbritshme nga tatimet.
  • Origjinaliteti i konceptit: ne ofrojmë një shërbim unik dhe plotësues nga shërbimet shtetërore për sa i përket kujdesit perinatal.
  • Njohja: ne jemi një partner i njohur nga spitalet më të njohura romands dhe profesionistët shëndetësorë (mamitë, infermieret, CMS dhe qendrat e kujdesit për fëmijët).
  • • Parandalimi i depresionit të pas lindjes dhe i burn out i nënës : me përkujdesjen tonë mbështetëse, ne mbajmë një lidhje sociale rreth presonave në rrezik për të zvogëluar dukjen ose pasojat e sëmundjes.
  • Qëndrueshmëria: e themeluar në vitin 2015, SuperMamans vazhdon të kryejë misionin e saj falas pranë familjeve romande, pavarësisht një buxheti të kufizuar. Numri i familjeve të përkujdesura rritet nga viti në vit, me 680 familje të përkujdesura në vitin 2022, pra 30 nëpërmjet shërbimeve tona të reja : përkujdesja mbështetëse dhe përkujdesja e kujdestarëve.

Të bëhesh vullnetarë


Shoqata është gjithmonë në kërkim të vullnetarëve për të mbajtur në funksionim shoqatën dhe për të rritur familjen e SuperMamans.

Dëshiron të jesh pjesë e konceptit si MamanCadeau dhe të dhurosh shujta të shëndetshme, të bëra në shtëpi për nënat e reja?

Nëse ti preferon të jesh pjesë e ekipit organizues, mirëpresim të na ndihmosh si MamanContact.

Së fundi, ti gjithashtu mund të ndihmosh shoqatën SuperMamans duke u bashkuar me komitetin.

Të bëhesh anëtar mbështetës


Nëse angazhimi ynë ndaj familjeve të tërheq, merr pjesë në funksionimin e shoqatës dhe mbështet promovimin e SuperMamans. Ti do të na ndihmosh gjithashtu për të përjetësuar veprën tonë.

Të bëhesh anëtar mbështetës, kontributi vjetor është 50 CHF.- (kontribut prej 25.- CHF/vit për studentët, praktikantët dhe përfituesit e AVS/AI/sigurimeve të papunësisë).

Të bësh një donacion


Shoqata njihet si një nevojë publike, prandaj donacionet janë të zbritshme nga tatimet.

Ju mund të bëni një donacion në llogarinë tonë :
IBAN : CH71 0900 0000 1485 3816 9
Association SuperMamans
1008 Prilly

Duke përdorur formularin e mëposhtëm, ju gjithashtu mund të bëni një donacion me kartë krediti, TWINT ose PostFinance për të na mbështetur :