Parapërkujdesja

pré-bichonnage

Parapërkujdesja ka të bëjë me nënat e ardhshme. Nëse je shtatzënë dhe duhet të qëndrosh shtrirë (me urdhër të mjekut), ekipi i vullnetarëve të SuperMamans, MamansCadeau, do të vijnë dhe do të sjellin një shujtë të mirë të gatuar në shtëpi për ty dhe familjen tënde. Nëse e dëshiron, MamanCadeau mund të qëndrojë edhe për një moment ndarjeje dhe shkëmbimi.

Organizimi i përkujdesjes

Duhet afërsisht 10 ditë për të organizuar përkujdesjen tënde nga dita kur ti na informon për lindjen e foshnjës tënde dhe e konfirmon disponueshmërinë tënde. Nëse dëshiron që përkujdesja jote të fillojë shpejt, na dërgo këto informacione sa më shpejt që të mundesh. Në këtë mënyrë ne mund të mbledhim sa më shumë vullnetarë për ty!

Alergjitë dhe jo-tolerancat

Kur të regjistrohesh, të lutem specifiko çdo alergji ushqimore dhe/ose shmangie që duhet të merret parasysh. MamansCadeau janë të informuar për këtë dhe gatuajnë ushqimet e tyre bazuar në këtëo informacione. SuperMamans u dërgon gjithashtu rekomandime në lidhje me higjienën e ushqimit dhe informacionet specifike për shtatzënin dhe dhënien e gjirit.*

Programi i përkëdheljes

Ti do të pranosh programin tënd të përkujdesjes me detajet e kontaktit të secilës MamanCadeau që do të vijë të përkujdeset. Ato të kontaktojnë para vizitës së tyre, por ti gjithashtu mund t’i kontaktosh në rast nevoje.

Pritja e MamansCadeau

Ne të kërkojmë të paktën një pritje minimale të vullnetarëve në derë për të marrë shujtën e tyre dhe për t’i falënderuar. Les MamansCadeau sjellin një shujtë falas të përgatitur prej tyre gjatë kohës së lirë.

Padisponueshmëria

Për respekt ndaj MamansCadeau që janë të përkushtuara për përkujdesje, njoftoi ato sa më shpejt që të jetë e mundur në rast ndryshimi të programit ose nëse nuk je në gjendje t’i pranosh ato. Ne kërkojmë nga vullnetarët tanë të veprojnë në të njëjtën mënyrë me ty nëse kanë ndonjë pengesë.

Falënderimet

Pasi të kesh shijuar shujtën tënde, mos harro të falënderosh MamanCadeau, e cila është 100% vullnetare (më së miri me mesazh), ajo dhuroi kohën e saj për ty pa pritur asgjë tjetër përveç një “të falemnderit” nga ana tjetër!

Regjistrimi yt i nënshtrohet statutit të konfidencialitetit.

*SuperMamans ka si qëllim të vetëm lidhjen e njerëzve me qëllim të ndihmës dhe marrëdhënieve të ndërsjellta. SuperMamans nuk mban përgjegjësi në rast të një problemi që lidhet me mospërputhjen me një rekomandim alergjie.