Të bëhesh vullnetarë

“Akti vullnetar është një angazhim i miratuar lirshëm”

Shoqata SuperMamans është gjithmonë në kërkim të talenteve të reja për t’a bërë të njohur dhe zhvilluar atë. Vullnetaret janë në qendër të asaj që ne ofrojmë, si në terren ashtu edhe në organizimin e përgjithshëm.

Bëhuni MamanCadeau


Të jesh vullnetare si MamanCadeau do të thotë të jesh në qendër të aktivitetit SuperMamans.

Receta është e thjeshtë : Mjafton të sillni një shujtë të thjeshtë të përgaditur në shtëpi dhe të dhuroni pak kohë për të biseduar duke pirë një filxhan me çaj me një familje të re.

Disa familje caktojnë shërbime tjera të dobishme (shëtitje në park, ndihmë e përgjithshme, shëtitje qeni), ndjehu e lirë të ofrosh diçka tjetër përveç shujtës.

Të bëheni MamanContact


Për t’i realizuar qindra takimet vjetore, nevojitet një ekip organizativ i qëndrueshëm dhe i disponueshëm.

Duke u bërë MamanContact, ti je përgjegjëse kryesor për MamanABichonner. Ti kujdesesh për kërkesat, ti kërkon MamansCadeau dhe mbikëqyr mbarëvajtjen e përkujdesjes.

Ti je thelbësore për funksionimin e duhur të konceptit.

Të shoqëroni komitetin


Komiteti është në krye të shoqatës. Misioni kryesor i tij është të menaxhojë aktivitetin e përditshëm dhe të sigurojë që SuperMamans të arrijë qëllimet dhe objektivat e veta.

Bashkohu me komitetin dhe shoqëro ekipin tonë të menaxhimit!