MamanCadeau

Ti dëshiron të krijosh lidhje në rajonin tënd ? Do të dëshiroje të jeshë pjesë e konceptit si MamanCadeau ?

MamansCadeau tona ofrojnë dëgjim të kujdesshëm e dashamirës, ngushëllim dhe mbështetje falas e lirshëm sipas disponueshmërisë së tyre. Ne të propozojmë të gatuash një shujtë të thjeshtë shtëpie e të dhurosh pak nga koha jote për të biseduar duke pirë çaj me një familje të re. Disa familje caktojnë shërbime tjera të dobishme (shëtitje në park, ndihmë e përgjithshme, shëtitje qeni), ndjehu e lirë të ofrosh diçka tjetër përveç shujtës.

Të gjithë janë të mirëpritur!

REGJISTRIM VETËM PËR ZVICËR

Organizimi i përkujdesjes

Duke u regjistruar në një anketim, ti pranon të përkujdesesh për një nënë që do të llogarisë në vizitën tuaj. Është përgjegjësia jote të kontaktosh përfituesin brenda 48 orëve përpara vizitës tuaj për të gjetur një kohë vizite.

Pritja e vullnetarëve

Megjithëse synimi i shoqatës është t’ju vë në kontakt, ne presim nga anëtarët tanë mirësi dhe mirëkuptim kur përballemi me një nënë që nuk ndjen forcën për të pritur vizitorë.

Koha e angazhimit

Vullnetarët tanë janë të lirë të japin kur të duan. Sidoqoftë, ti do marrësh të gjitha kërkesat nga rajoni(et) yt(tuaja). Nëse ti nuk je në dispozicion për të marrur pjesë në një përkujdesje, ne kërkojmë nga ti të klikosh në “regjistro” në sondazhin që të është dërguar, pasi të kesh treguar emrin dhe mbiemrin tënd!

Padisponueshmëria

Në rast pengese, të paktën njofto MamanABichonner dhe sugjero një datë të re për vizitën tënde. MamanContact e jotja gjithashtu do të jetë mirënjohëse të ketë informacionin në raste ndryshimesh.