Përkujdesja kujdestare

Bichonnage proches aidants

Përkujdesja kujdestare ka të bëjë me familjet e prekura nga një ngjarje traumatizuese (për shembull, humbje, aksident ose sëmundje). Nëse një anëtar i familjes sate ose ti ke një operacion të planifikuar dhe ke nevojë për mbështetje të përpikët, regjistrohu!

Përkujdesja kujdestare është e paraparë për familjet me fëmijë të mitur me një prind të shtruar në spital ose që vuan nga një sëmundje e rëndë, ose në rastin e një fëmiu të shtruar në spital që kërkon praninë e një prindi. Përkujdesja kujdestare synon të mbështesë bashkësinë familjare gjatë një kohe të vështirë, kur një anëtar i familjes shtrohet në spital ose vuan. Të gjitha kërkesat i nënshtrohen analizës nga komiteti.

Pas miratimit të kërkesës, vullnetarët e SuperMamans, MamansCadeau, do të sjellin një ose më shumë shujta të nxehta gati për t’i ngrënë për gjithë familjen. Ne shpresojmë që në këtë mënyrë t’a lehtësojmë barrën e kësaj kohe të vështirë dhe të sjellim pak ngushëllim. Nëse ti ose familja jote dëshiron, MamanCadeau gjithashtu mund të qëndrojë për një moment shkëmbimi dhe ndarjeje.

Organizimi i përkujdesjes

Duhet afërsisht 10 ditë për të organizuar përkujdesjen tënde nga dita kur ti na informon për lindjen e foshnjës tënde dhe e konfirmon disponueshmërinë tënde. Nëse dëshiron që përkujdesja jote të fillojë shpejt, na dërgo këto informacione sa më shpejt që të mundesh. Në këtë mënyrë ne mund të mbledhim sa më shumë vullnetarë për ty!

Alergjitë dhe jo-tolerancat

Kur të regjistrohesh, të lutem specifiko çdo alergji ushqimore dhe/ose shmangie që duhet të merret parasysh. MamansCadeau janë të informuar për këtë dhe gatuajnë ushqimet e tyre bazuar në këtëo informacione. SuperMamans u dërgon gjithashtu rekomandime në lidhje me higjienën e ushqimit dhe informacionet specifike për shtatzënin dhe dhënien e gjirit.*

Programi i përkëdheljes

Ti do të pranosh programin tënd të përkujdesjes me detajet e kontaktit të secilës MamanCadeau që do të vijë të përkujdeset. Ato të kontaktojnë para vizitës së tyre, por ti gjithashtu mund t’i kontaktosh në rast nevoje.

Pritja e MamansCadeau

Ne të kërkojmë të paktën një pritje minimale të vullnetarëve në derë për të marrë shujtën e tyre dhe për t’i falënderuar. Les MamansCadeau sjellin një shujtë falas të përgatitur prej tyre gjatë kohës së lirë.

Padisponueshmëria

Për respekt ndaj MamansCadeau që janë të përkushtuara për përkujdesje, njoftoi ato sa më shpejt që të jetë e mundur në rast ndryshimi të programit ose nëse nuk je në gjendje t’i pranosh ato. Ne kërkojmë nga vullnetarët tanë të veprojnë në të njëjtën mënyrë me ty nëse kanë ndonjë pengesë.

Falënderimet

Pasi të kesh shijuar shujtën tënde, mos harro të falënderosh MamanCadeau, e cila është 100% vullnetare (më së miri me mesazh), ajo dhuroi kohën e saj për ty pa pritur asgjë tjetër përveç një “të falemnderit” nga ana tjetër!

Regjistrimi yt i nënshtrohet statutit të konfidencialitetit.

*SuperMamans ka si qëllim të vetëm lidhjen e njerëzve me qëllim të ndihmës dhe marrëdhënieve të ndërsjellta. SuperMamans nuk mban përgjegjësi në rast të një problemi që lidhet me mospërputhjen me një rekomandim alergjie.