Shërbimet tona

Shoqata SuperMamans ofron një mbështetje morale dhe logjistike për të gjitha familjet që dëshirojnë të sjellin një shujtë dhe një moment bisede. Kjo përkujdesje vjen në 4 mënyra të ndryshme varësisht rastit të hasur. Si më poshtë, klikoni në përkujdesjen që ju intereson për të mësuar më shumë.

Përkujdesjet

Përkujdesjet e SuperMamans ndihmojnë familjet në momente të ndryshme:

Përkudesja klasike

Përkujdesja klasike u drejtohet familjeve që sapo kanë mirëpritur një fëmijë (lindje ose birësim), deri në 6 muaj pas kthimit në shtëpi.

pré-bichonnage

Parapërkujdesja

Nënat e ardhshme mund të zgjedhin parapërkujdesjen që nga java e 24 e shtatzënisë kur janë duke përjetuar rrezikun e lindjes së parakohshme, pushimin në shtrat ose janë në pushim të detyrueshëm.

bichonnage de soutien

Përkujdesja mbështetëse

Përkujdesja mbështetëse është e hapur për nënat e reja gjatë vitit të parë të fëmijut, kur ato ende ndihen të dobëta moralisht, po përjetojnë një depresion pas lindjes, një humbje të foshnjës ose ndonjë ngjarje traumatizuese.

Bichonnage proches aidants

Përkujdesja kujdestare

Kur një familje është prekur nga një ngjarje traumatizuese (p.sh. humbje, sëmundje apo aksident) e një anëtari të familjes dhe kërkon një mbështetje çasti, ofrohet përkujdesja kujdestare.